Një baba i cili hodhi
djalin e tij 11-muajsh në një lumë u shpall
fajtor sot për
vrasje.
Zak Bennett-Eko, 23 vjeç, u pa duke hedhur
djalin e tij, Zakari, në lumin Irwell të Britanisë, më 11 shtator të vitit të kaluar para se të shkonte në një pub aty pranë ku u arrestua më vonë. Foshnja vdiq pasi u nxor nga uji në orën 5.15 pasdite.
Një gjyq gjashtë ditor në gjykatën e Nightingale shpalli
fajtor burrin, i cili vuan nga skizofrenia paranojake. Ai besonte se fëmija i tij po kthehej në djall.
Për shkak të gjendjes së tij mendore, avokatët thanë se ai nuk e dinte se çfarë po bënte gabim sipas standardeve të njerëzve të zakonshëm dhe ai duhej të shpallej i pafajshëm për shkak të marrëzisë.
Por prokuroria argumentoi se Bennett-Eko, i cili u akuzua për
vrasje, duhet të shpallet
fajtor për
vrasje me përgjegjësi të zvogëluar.
Në mesazhet e dëgjuara në gjykatë, e dashura e tij Emma Blood tha se burri pretendoi se ylli i popit Beyonce ishte nëna e djalit.
“Ai thoshte se Zakari nuk është fëmija ynë. Një sekondë është mirë, në minutën tjetër çmendet duke thënë se do të vrasë veten”.
Më 11 shtator, Bennett-Eko e kishte marrë
djalin, ndërsa gruaja shtatzënë me fëmijën e dytë ishte larg shtëpisë.
Shtuar më 30/11/2020,
ora 20:26