Azerbejxhan, ne vend te 8 Marsit do te kremtohet ditelindja e nenes se presidentit
Albeu.com
Ja një shembull i një demokracie të mirëfilltë! Deputetja Elmira Mahmudova ka propozuar që ditëlindja e nënës së presidentit Ilham Aliev, njëherit gruaja e ish-presidentit, të kremtohet çdo vit si Dita e Nënës, njoftojnë mediat vendase.Shumica parlamentare e kanë mbështetur idenë, e cila u propozua të hënën. Ahundova ka argumentuar se shënimi i 8 Marsit si Dita Ndërkombëtare e Gruas, i cili daton nga epoka sovjetike, është “i tejkaluar”, prandaj Dita e Nënës duhet të kremtohet më 28 prill, në ditëlindjen e nënës së presidentit, Zarifa Alieva, e cila vdiq në vitin 1985.
Shtuar më 03/02/2010, ora 01:21
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori