Avokati i Trump nuk lejon që Presidenti të merret në pyetje për çështjen Comey
Pëlqej

Pushimi nga puna e ish Drejtorit të FBI-së James Comey, vitin e kaluar është kthyer në një temë serioze në SHBA dhe së fundmi çështja po ndiqet nga Prokurori i Posaçëm, Robert Mueller.

Ish-Drejtorit të FBI-së James Comey, që u pushua nga puna në muajn MAj të 2017 kryesonte hetimet kundër Trump për ndërhyrjen e Rusëve, në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

Ndërkohë avokati i Presidentit amerikan Donald Trump, Rudy Giuliani tha të dielën se ekipi i tij ligjor nuk ka për ta lejuar Prokurorin e Posaçëm Robert Mueller ta marrë në pyetje zotin Trump lidhur me pushimin nga puna të ish Drejtorit të FBI-së James Comey.

“Ne nuk do të pranojmë t’u përgjigjemi pyetjeve për zotin Comey”, tha avokati i zotit Trump, Rudy Giuliani në një intervistë për CNN-in.

Shtuar më 12/08/2018, ora 23:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori