Avioni qeveritar grek kryen ulje emergjente në Selanik
Pëlqej
Avioni qeveritar i zëvendës-kryeministrit grek, Evangelos Venizelos u detyrua dje të kryente një ulje të detyruar ndërsa po kthehej nga Ankaraja pasi pilotët konstatuan një krisje të xhamit të mjetit fluturues.

Evangelos kishte shkuar në kryeqytetin turk për marrë pjesë në ceremoninë e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Avioni presidencial i tipit “Embraer” me 13 vende, është blerë në vitin 2002 me një çmim prej 27.5 milionë dollarësh./albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 11:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori