Avioni humb kontrollin dhe rrëzohet jashtë Moskës (VIDEO)
Pëlqej
Një aeroplan i vogël u rrëzua gjatë një fluturimi demonstrues pranë Moskës, para një turme të madhe spektatorësh.

Të dy personat që ndodheshin në bord u vranë gjatë përplasjes, por askush nuk u plagos në terren.

Nga videot e publikuara në internet, avioni “An-2” shihet duke u përpjekur të bëjë një kthesë ne të majtën por papritur humbet kontrollin. Pas përplasjes në tokë, ai shpërtheu më pas në flakë.

Sipas burimeve, piloti humbi kontrollin e avionit.

Aeroplani u rrëzua para spektatorëve të një shfaqje në Balashikha, në rajonin e Moskës. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 12:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori