Forcat
ajrore australiane u vendosën në gjendje alarmi pasi bombardierët rusë zhvilluan manovra luftarake në ujrat neutrale pranë Indonezisë, një lëvizje që, sipas ekspertëve, bëhet për të zgjeruar ndikimin rus mbi
Paqësor.
Për disa orë, bazat
australiane shfaqën nivel të lartë gatishmërie në përgjigje ndaj manovrave
ruse, ku u përfshinë bombardierë me aftësi bërthamore Tu95.
Sipas televizionit “Russia Today”, manovrat
ruse ishin të parat në
Paqësor që niseshin nga Indonezia.
Analistë ushtarakë australianë thanë se manovrat janë një kujtesë e ambicieve
ruse, një tregues se Moska kërkon të jetë një lojtar i rëndësishëm në
Paqësor dhe është e gatshme të përdorë forcën ushtarake për ta demonstruar këtë.
Avionët rusë u nisën nga baza
ajrore Biak në Indonezi dhe qëndruan në fluturim për më shumë se 8 orë.
Ato kurrë nuk shkelën hapësirën
ajrore australiane, por afërsia me kontinentin-shtet dhe Polin e Jugut ngacmoi jo pak Kanberrën zyrtare.
Ditë më parë, ishte Londra ajo që u ankua për praninë e shpeshtë të anijeve
ruse pranë ujrave të saj dhe tashmë një tjetër shtet i Komonuelthit ndjen prezencën ushtarake të Kremlinit./TCH
Shtuar më 30/12/2017,
ora 21:30