Avionët në qiell frikësojnë grekët, reagojnë autoritetet
Mesdita e sotme ka qenë shumë e zhurmshme në Athinë ku një numër madh avionësh luftarakë kanë fluturuar mbi qytet duke shkaktuar frikë dhe pasiguri tek banorët për atë që po ndodhte, përcjell Albeu.com.

Bëhet fjalë për avionë luftarakë Mirage 2000; F-16 dhe F-4 Phantom.

Përballë kësaj situate ke reaguar Ministria e Mbrojtjes, e cila tha se bëhet fjalë vetëm për një stërvitje dhe nuk ka ndonjë rrezik.

Zhvillimet në fjalë vijnë pas alarmit të dhënë disa ditë më parë se katër acvionë turq kishin shkelur hapësirën ajrore greke mbi Athinë.
Shtuar më 19/03/2018, ora 13:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori