Avionët izraelitë godasin bazën ushtarake në Siri
Pëlqej
Ushtria siriane thotë se aeroplanët izraelitë kanë sulmuar një bazë ushtarake në perëndim të vendit.

Në deklaratë thuhet se raketat e shkarkuara nga hapësira ajrore libaneze goditën vendin pranë Masyaf, duke vrarë dy ushtarë shkruan Albeu.com.

Mediat arabe dhe një grup monitorues raportuan se në shenjestër ishte një objekt për prodhimin e armëve kimike.

Izraeli, i cili ka kryer sulme klandestine në zonat e armëve në Siri më parë, nuk ka komentuar asgjë për këtë ngjarje.

Mediat libaneze gjithashtu raportuan se avionët izraelitë kishin shkelur hapësirën ajrore libaneze. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2017, ora 11:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori