Avionët ishin mbushur dhe të armatosur, si e ndaloi Trump një sulm të Arabisë Saudite ndaj Katarit
Pëlqej
Një telefonatë e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump mendohet të ketë ndaluar të paktën tani për tani fillimin e një lufte të madhe në Gjirin Persik, e cila sipas ekspertëve amerikan të sigurisë mund të ishte edhe fitili i një Lufte të Tretë Botërore, shkruan Albeu.com.

Telefonata e Trump ishte për drejtuesit e Mbretërisë së Arabisë Sauditë, ndërkohë që agjentët kishin zbuluar se avionët gjuajtës arab ishin gati dhe të mbushur me armë dhe karburant për të kryer një sulm të papritur ndaj Katarit, të cilin Arabia Saudite, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe e akuzojnë si mbështetës të terrorizmit.

Mësohet se Arabia Saudite ishte bërë gati për të nisur avionët F-15 dhe Eurofighter Typhoon për të sulmuar fqinjin e vogël por të pasur me qëllim ndryshimin e regjimit atje, i cili ka lidhje të forta me Iranin.

Një sulm nga Arabia Saudite mbi Katarin do të shkaktonte kaos në Lindjen e Mesme aq më tepër kur Siria dhe Iraku janë tashmë në një situatë të paqartë vlerësojnë ekspertët. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2017, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori