Avionët e Maduros që trazuan Greqinë
Disa fluturime avionësh nga Venezuela në Zvicër, Greqi, Abu Dabi dhe Afrikë kanë bërë që media britanike që të ngrenë pikëpyetje të forta mbi tentativat e Maduros për të shitur tonelata ar që i ka rezervë në vend.

Njëri prej udhëtimeve është nga Karakasi për në Ahinë dhe sipas mediave greke dyshohet se në të ishte ministri i Jashtëm Venezuelian, Jorge Arreza.

Sipas këtyre raportimeve që referojnë burimet opozitare në Venezuelë, avioni në fjalë është ngritur në fluturim pa planifikim paraprak, në të njëjtën ditë që qeveria e Maduros nxori jashtë vendit një sasi të madhe ari.

Avioni iu refuzua ulja në Portugali dhe në Zvicër, por ju dha drita jeshile në Greqi ku kërkoi të bënte furnizimin me karburant.

Mediat greke shtojnë se ministri Arreaza ka qëndruar katër orë në dhomën VIP të aerportit dhe është takuar me një person të paidentifikuar që dyshohet se mund të jetë ose një zyrtar i ambasadës së Venezuelës në Athinë, ose një zyrtar i qeverisë greke.

Një tjetër avion i Boeing 777 i regjistruar në Rusi kreu disa fluturimet nga Uganda në Zanzibar.

Të gjitha faktet sipas britanikes "Times of London" bëjnë të mendohet se Maduro është duke tentuar të shesë arin e tij me qëllim financimin e qeverisë.
Shtuar më 07/03/2019, ora 11:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori