Dy avionë bombardues rusë “TU-95” janë diktuar nga
avionët amerikanë US F-22 pranë brigjeve të Alaskës, në territor ndërkombëtar, sipas Komandës
Amerikane të Mbrojtjes Ajrore.
Avionët rusë kanë fluturuar në territorin e quajtur “Zona e
Identifikimit për Mbrojtje Ajrore”, që përfshin 300 km hapësirë që nga brigjet e Alaskës.
“
Avionët rusë u diktuan dhe u monitoruan nga
avionët amerikanë derisa u larguan nga zona e
identifikimit”, thonë autoritete
amerikane.
Shtuar më 12/05/2018,
ora 21:18