Avancojnë forcat e sauditëve, Irani dërgon urgjent dy anije ushtarake
Tensioni është në maksimum mes Arabisë Saudite dhe Iranit gjatë këtyre ditëve.

Avancimi i formacioneve ushtarake të mbështetura nga Arabia Saudite kundër rebelëve Houthi në Jemen ka alarmuar Iranin, cili ka dërguar dy anije ushtarake në Gjirin e Adenit, pikërisht përballë Jemenit, raporton Albeu.com.

Prej disa javësh, forcat ushtarake të mbështetura nga Arabia Saudite janë duke marrë terren në Jemen, i cili deri më tani ishte nën ndikimin e plotë të rebelëve shiit Houthi, të cilët mbështetën nga Irani.

Madje, këta të fundit kanë sulmuar shpesh me raketa Arabinë Saudite duke rritur tensionet mes dy vendeve rivale në rajon.

Mbetet për t'u parë se cilat do të jenë zhvillimet e ditëve në vijim, megjithatë aktualisht në Arabinë Saudite udhëheqe nga princ si Muhamed Bin Salman, i cili njihet si dorë e fortë dhe një anti-iranian i thekur. /albeu.com/
Shtuar më 21/06/2018, ora 17:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori