Autoritetet në Paris vendosin blloqe guri kundër kampeve të refugjatëve
Për të parandaluar vendosjen e kampeve ilegale të refugjatëve në afërsi të qendrës zyrtare të pritjes për emigrantët “Porte de la Chapelle” në Paris, autoritetet e qytetit kanë hedhur blloqe betoni të hapësirës ku emigrantët kalojnë natën.

Për disa javë një grup emigrantësh, kryesisht sudanezë kanë qëndruar larg nga qendra e emigrantëve, sepse gjatë natës ka qenë e zënë të gjitha vendet, shkruajnë mediat vendase.

Një prej emigrantëve të quajtur Usman ka thënë për mediat franceze se mbrëmë ka fjetur në mes të blloqeve të gurit..
AutoritetetParis thanë kanë futur një politikë të re kundër kampeve.

Vendosja e blloqeve të betonit është dënuar menjëherë nga vullnetarë që ndihmojnë emigrantët. Ata besojnë se blloqe e gurit janë të vendosur për të parandaluar emigrantët për të kaluar natën aty.

“Ky pushtimi i hapësirës publike është i papërshtatshëm.”, tha një nga vullnetarët. /albeu.com/

Shtuar më 18/02/2017, ora 17:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori