Autoritetet kineze mbyllin xhamite ne Urumci
Albeu.com
Kina ka urdhëruar mbylljen e të gjitha xhamive në qytetin Urumçi në provincën veriperëndimore Xianjiang (Shinxhan). Në këtë qytet ka pasur përleshje mes banorëve ujgurë, që janë myslimanë, dhe kinezëve të grupit etnik han.Mijëra ujgurë pritej të merrnin pjesë në faljen e së premtes.

Por, zyrtarët vunë disa shpallje jashtë xhamive, ku besimtarët udhëzoheshin që të faleshin në shtëpi.

Korrespondenti i BBC-së në Urumçi thotë se atmosfera është e tensionuar.
Trupat e ushtrisë dhe forca të shumta të policisë kanë zënë pozicion në disa pika të qytetit.

Më shumë se 150 vetë vdiqën gjatë përleshjeve ditën e diel. /bbc/
Shtuar më 10/07/2009, ora 16:06
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori