Autori mohon vrasjen, gazetarja u gjet pa kokë në det
Pëlqej
Gazetarja suedeze Kim Wall u vra nga një aksident pasi u përplas me pjesën e mprapme të anijes ushtarake ka deklaruar në gjykatë vetë pronari danez ia anijes.

Peter Madsen tha pastaj në gjendje të rëndë psikike se kishte hedhur trupin e saj në det për ti bërë të tjerët të mendonin se ishte vetëvrarë ose mbytur pasi kishte frikë se mos ia vinin fajin përcjell Albeu.com.

Pas autopsisë ai është akuzuar për vrasjen e Kimit , trupi i të cilës pa kokë u gjet më 23 gusht në ujërat jashtë Danimarkës.

Mendohet se Kim ka ditur diçka për të cilën Madsenit nuk i vinte mirë.

Ajo u pa për herë të fundit gjallë më 10 gusht, ndërsa ajo u nis me Z. Madsen në një udhëtim.

Partneri i saj ishte ai që kishte raportuar se ajo nuk ishte kthyer nga udhëtimi dhe pas kësaj ajo është gjetur e vrarë. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2017, ora 16:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori