Automobil fluturues realitet i prekshem
Pëlqej
Albeu.com
Inxhenieri kanadez, doktor Poll s. Myler, pas punës 40 vjeçare ka arritur të konstruktojë një automobil fluturues që me të vërtetë funksionon. Skycar-in M400 e prodhoi kompania e tij Myler, ndërsa u dëshmua në të gjitha analizat e duhura - në ajër ngrihet dhe ateron vertikalisht në raport me rrugën.

Automobili ka katër motorë aeroplani dhe propelerë të mbuluar, që vozitësit dhe udhëtarëve u jep mbrojtje gjatë shpejtësive më të vogla. Me këtë rast, makina) shpenzon vetëm një litër benzinë në tetë kilometra të kaluara.

Skycar-i është automjeti i vërtetë i ardhmërisë - në qytet sillet si automobil i rëndomtë që nuk lëviz më shpejtë se 50 kilometra në orë, por jashtë ambientit urban është diçka krejtësisht tjetër: kur të ngrihet vertikalisht në ajër - depërton murin e zërit.

Falë kabinës së mbyllur hermetikisht, udhëtarët mund të fluturojnë madje edhe 1.200 km., ndërsa si pajisje plotësuese ka edhe parashutë në rast se prishen motorët.

Gjatë disa viteve të ardhshme kompania do të prodhojë edhe 500 ekzemplarë të Skycar-it, por çmimi i automobilit ende nuk është i njohur.

Prodhuesi konsideron se automobilat fluturues do të bëhen popullor për secilin që di të perdore automobil të rëndomtë, meqë Skycar ka inkorporuar komanda automatike për fluturim.(start)
Shtuar më 29/11/2008, ora 21:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori