Autobusi shpërthen në flakë në afërsi të Vatikanit (VIDEO)
Një autobus shpërtheu në flakë në qendër të Romës pasditen e së premtes.

Ngjarja u shënua në sheshin Pio XI, dy hapa larg nga Vatikani.

Shtëllunga të zeza tymi mbuluan zonën duke krijuar momente paniku midis kalimtarëve dhe shoferëve.

Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë duke bërë shuarjen e zjarrit.

Fatmirësisht nuk u raportua për të lënduar.

Shtuar më 09/06/2018, ora 17:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori