Autobusi rrëzohet mbi një shtëpi, 28 viktima
Një autobus me turistë u përmbys në ishullin Maderia në Portugali, duke shkaktuar të paktën 28 viktima, ndërsa disa të tjerë u plagosën.

Sipas mediave të huaja, shoferi ka humbur kontrollin e mjetit që u rrëzua më pas mbi një shtëpi, në një skarpat në zonën e Canico, në Santa Cruz.

Viktimat, 11 burra dhe 17 gra, janë turistë gjermanë, ndërsa shoferi portugez i autobusit u plagos.
Shtuar më 17/04/2019, ora 21:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori