Autobusi përplaset me kamionin, ndërrojnë jetë 20 fëmijë
Pëlqej
Një autobus i cili transportonte disa fëmijë nga një shkollë fillore dhe të mesme është përplasur me një kamion.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryeqytetit, Pretoria të Afrikës së Jugut, raporton sot BBC.

20 fëmijët vdiqën pasi autobusi u përfshi nga flakët pas përplasjes me kamionin.

Sapo flakët u shuan nga zjarrfikëset në autobus u gjetën trupat e 13 fëmijëve ndërsa 7 të tjerë kanë ndërrua jetë më vonë.

Afrika e Jugut ka disa prej rrugëve më vdekjeprurëse në botë. Sipas autoriteteve 13 673 persona kanë humbur jetën në 12 muaj.

Deri më tani nuk dihet ende shkaqet e aksidentit. /albeu.com/


Shtuar më 21/04/2017, ora 18:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori