Autobusi përplaset me kamionin, 13 të vdekur në Rusi
Një aksident i rëndë në Samara të Rusisë ka shkaktuar të paktën 13 viktima, të gjithë punëtorë. Agjencia ruse e lajmeve, Itar-Tass, duke cituar degën lokale të Ministrisë së Emergjencave të Rusisë, raportoi se nga përplasja e një kamioni me një autobus, dy persona janë plagosur rëndë. Sipas raportit, të dy makinat u ndeshën kokë për kokë, ndërsa autobusi i vogël u përfshi nga zjarri. Viktimat janë nga Uzbekistan, Taxhikistani dhe Azerbajxhani. Shoferi 36 vjeçar, i shpëtoi aksidentit dhe është arrestuar. Ai tha se aksidenti ishte shkaktuar nga çarja e gomës./albeu.com/
Shtuar më 13/10/2013, ora 16:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori