Autobusi përfshihet nga flakët, 13 viktima
Një autobus është përfshirë nga flakët duke lënë pas 13 viktima.

Autobusi plot me pasagjerë u përplas me një kamion dhe u kap në flakë, në provincën Baluçistan të Pakistanit.

Aksidenti ndodhi pranë qytetit Kan Mehtarzai. Sipas autoriteteve, autobusi u përplas me një kamion të ngarkuar me naftë.

Si pasojë e zjarrit, pasagjerët u dogjën dhe shumë prej trupave janë vështirë të identifikueshëm. Muhammad Hashim, zyrtar i policisë, tha se viktimat përfshijnë gra dhe fëmijë, transmeton REL.

Po sipas autoriteteve, nafta në kamion po kontrabandohej nga Irani fqinj, gjë që është shndërruar në praktikë të zakonshme, për shkak të dallimit të konsiderueshëm në çmime në të dyja vendet.

Vetëm një pasagjer ka arritur të mbijetojë, duke u hedhur jashtë autobusit, menjëherë pas përplasjes, tha policia.

Shtuar më 13/12/2019, ora 09:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori