Australi, Wikileaks kthehet në parti
Australi Wikileaks kthehet në një forcë poltike dhe propozon kandidatë për senatorë në shtetet e Viktorias, New South Wales dhe Western Australia në zgjedhjet federale të 14 shtatorit.

"Ne do të shpall kandidatët gjatë javëve të ardhshme. Por mund të themi me bindje se do të përqendrohemi më shumë në dhomën e senatit ndonëse do të propozojmë kandidatë dhe për dhomën e përfaqësuesve", tha drejtuesi i fushatës, Greg Barnes, kundërshtar i njohur i monarkisë britanike i emëruar nga themeluesi i Wikileaks Julian Assange për të drejtuar fushatën e tij në Australi. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2013, ora 09:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori