Athine, ekstremistet e djathte djegin xhamine
Albeu.com
Protesta e myslimaneve qe jetojne ne Athine, po i jep gjithnje e me shume nje karakter fetar dhunes. Sot ne mengjes ekstremiste te djathte i vune zjarrin nje xhamie ne Athine.5 emigrante pesuan djegie te shkalles se dyte dhe po mbahen nen vezhgimin e mjekeve.

Kjo ngjarje e mengjesit te sotem pritet te shkaktoje tension te ri ne kryeqytetin helen, i cili ende nuk e ka marre veten nga protestat e dhunshme te dhjetor-janarit.

Edhe nje dite me pare pati perleshje ne Athine, ku u demtuan 75 vetura, 5 dyqane dhe u arrestuan shume persona.

Me nje vonese prej 48 oresh policia ka urdheruar nisjen e hetimeve per incidentin e se merkures, kur nje polic grisi nje Kur’an ne miniature qe e gjeti ne xhepin e nej emigranti aziatik.

Kjo ngjarje ka shkaktuar reagimin e klases politike dhe shoqatave te te drejtave nderkombetare, te cilet kane denuar aktin.
Shtuar më 23/05/2009, ora 20:02
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori