Athina shpreh keqardhjen lidhur me deklaraten e Ankarase per te mos njohur Qipron
Albeu.com
Athina shprehu sot keqardhjen lidhur me deklaraten e Ankarase per te mos njohur Qipron. Turqia nenshkroi dje protokollin per zgjerimin e marreveshjes se bashkimit doganor me BE-ne edhe me dhjete vendet e reja anetare, ku perfshihet edhe Qiproja."Me kete nenshkrim, Turqia permbushi zyrtarisht detyrimin qe kishte ndaj BE-se si dhe ndaj cdo vendi ne menyre te vecante", njoftoi ne nje komunikate zedhenesi i Ministrise se Jashtme greke, Georges Koumoutsakos. "Ne te njejten kohe, me kete deklarate njepaleshe Turqia kembengul mbi zgjatjen e nje paradoksi politik dhe juridik. Ajo kembengul per te mos njohur vend te anetaresuar ne BE, nderkohe qe eshte ne prag te fillimit te negociatave per anetaresimin e saj ne bllok", theksoi ai. "Ky paradoks duhet te marre fund sa me shpejt qe te jete e mundur", pohoi Koumoutsakos. Dje ne mbremje, Ankaraja nenshkroi kohezgjatjen e marreveshjes se bashkimit doganor mes Turqise dhe BE-se, ku perfshihen 10 vende te tjera te anetaresuara ne bllok ne maj te vitit 2004, mes te cilave edhe Republika e Qipros. BW
Shtuar më 30/07/2005, ora 18:46
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori