Athina është duke parë mundësitë nëse mund të gjykojë në
Greqi, tetë ushtarët turq, të cilët ikën nga vendi i tyre pas puçit të dështuar.
Ministri grek i Drejtësisë, Stavors Kontonis, ka thënë se Turqia duhet të bëjë kërkesë zyrtare për një gjykim të tillë. Megjithatë, një kërkesë e tillë nga
autoritetet turke, duket si e pamundshme, pasi Ankaraja deri më tash ka kërkuar dy herë ekstradimin e ushtarëve të saj, në mënyrë që ata të përballen me drejtësinë në gjykatat
turke.
“Mundësia që ata të gjykohen këtu, për krimet që kanë kryer jashtë këtij vendi janë duke u shikuar”, ka thënë Kontonis.
“Kryeministri (Alexis Tsipras) ka thënë se ata duhet të kenë gjykim të drejtë”, ka thënë ministri grek, duke shtuar se një gjë e tillë do të ishte e mundur nën Kodin Penal të Greqisë.
Tetë ushtarët e Turqisë, kishin ikur në
Greqi më 16 korrik 2016. Ata akuzohen nga
autoritetet në Turqi si tradhtar.
Që prej tentim grusht-shtetit,
autoritetet turke kanë burgosur 50 mijë persona dhe mbi 150 mijë janë suspenduar nga puna. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2018,
ora 19:06