Athina paralizohet nga greva e përgjithshme e transportit publik dhe ajror
Pëlqej
Sindikatat e transportit publik në Athinë kanë bërë thirrje për një grevë 24-orëshe të hënën për të protestuar kundër projektligjit për transportin që pritet të votohet të njëjtën ditë në Parlament.

Kontrolli i trafikut ajror do të zhvillojë një grevë tre orëshe të hënën, që do të sjellë anulimin e fluturimeve nga dhe me drejtim Athinën mes orëve 12:00 dhe 15:00.

Kompanitë ajrore “Aegean Air” dhe “Olympic Air” do të ndryshojnë oraret në 28 fluturime ndërkombëtare dhe 20 të brendshme.

Nga ana tjetër hekurudhat do të operojnë si zakonisht. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori