Athina hap Akropolin, vizita sot pa pagesë për turistët
Akropoli është hapur sot pa pagesë për të gjithë turistët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë. Vendimi është marrë nga ministria greke e Kulturës, ndërsa mbahet
nën mbikëqyrje të rreptë nga forcat policore.

''Situata sot është e normalizuar në dhe hyrja në Akropoli është e lirë'' deklaroi një ndër zyrtarët e lartë të qendrës kryesore arkeologjike greke që dje pasdite u rihap pas një mbylljeje prej dy ditë e gjysmë nga një protestë e punonjësve të përkohshëm të ministrisë së Kulturës.

Duke nisur nga ora 08:00 me orën lokale, turistët rifilluan të hynin në qendrën turistike ndërkohë që tek porta kryesore qëndronin disa patrulla policore e cila që nga dje mbikëqyr në mënyrë të pandërprerë kodrën ku ndodhet Partenoni për të shmangur fërkime të tjera të mundshme.
Shtuar më 16/10/2010, ora 14:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori