Atentati në Moskë, identifikohen viktimat
Të gjitha viktimat e atentatit të dy ditëve më parë në aeroportin e Domodedovo të Moskës janë identifikuar, përveç kamikazit për të cilin do të jetë e nevojshme kryerja e AND-së. Gjithsej kanë humbur jetën 35 persona, përfshirë autorin e ngjarjes. Mes viktima ishin 8 të huaj, ndërkohë që në spital janë ende 115 persona.

Ministrat e Jashtëm të G8-s kanë dënuar atentatin, duke siguruar kompaktësi në impenjimin për kërkimin e autorëve dhe luftimin e terrorizmit.
Shtuar më 26/01/2011, ora 11:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori