Asteroidi “Apophis” i afrohet Tokës
Një asteroid me përmasat e një shtëpie do të kalojë shumë pranë Tokës këtë të premte dhe siç shpjeguan shkencëtarët e NASA-s, nuk ka asnjë rrezik përplasjeje.

NASA thotë se episodi do t’i ndihmojë ata të testojnë sistemin e paralajmërimit nga asteroidët. Një rrjet global teleskopësh do të monitorojë afrimin e objektit të konsideruar mjaft interesant.

Gjithsesi, nëpër forumet konspirative kanë nisur të qarkullojnë teoritë e fundit të botës, që e lidhin këtë asteroid me atë që njihet si “E premtja 13”, kur kalendari shënon datën “13” dhe dita është e premte.

Megjithatë, edhe në skenarin më të keq, pra nëse asteroidit TC4 i zbuluar në vitin 2012 do të përplasej në Tokë do të shkaktonte vetëm dëme të konsiderueshme dhe jo fundit e planetit.

Por, kërcënimi i vërtetë, sipas konspiracionistëve është asteroidi 99942 Apophis, që sipas tyre do të kalojë në një distancë poshtë satelitëve artificialë dhe me një gjerësi prej 320 metrash që ka, është i mjaftueshëm për të zhdukur atmosferën e Tokës. /albeu.com/

Shtuar më 13/10/2017, ora 17:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori