Assange pas ndalimit të hetimeve: Nuk fal as nuk harroj!
Pëlqej
Themeluesi i “WikiLeaks”, Julian Assange, tha se nuk do t’i falë dhe as harrojë përpjekjet për arrestimin e tij nën dyshimet për përdhunim, të cilat e kanë detyruar të kërkojë strehim në Ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Të premten, prokurorët e Suedisë thanë se kanë ndaluar hetimin shtatëvjeçar të Assange për “përdhunim”.

Duke e cilësuar këtë si “fitore të rëndësishme”, Assange tha se është i gatshëm për dialog me autoritetet amerikane dhe britanike.

Assange, 45 vjeç, kërkohet në SHBA që nga viti 2010, kur WikiLeaks publikoi mijëra dosje sekrete amerikane.

Ai ka përfituar azil nga Ekuadori dhe prej vitit 2012 banon në ambasadën e Ekuadorit në Londër, nga frika se ekstradimi në Suedi do të çonte në ekstradimin e tij në SHBA.

Vendimi i fundit i prokurorëve suedezë nënkupton se Assange nuk është më nën hetime në Suedi. /albeu.com/



Shtuar më 19/05/2017, ora 19:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori