Assange në rrezik, mund ta lërë shpejt Ambasadën e Ekuadorit
Pëlqej
Julian Assange është më shumë se 6 vjet në azil në Ambasadën e Ekuadorit në Londër. Ky strehim 6-vjeçar është në rrezik, duke e lënë mundësinë e arrestimit të themeluesit të “WikiLeaks” nga autoritetet britanike, si dhe mundësinë e ekstradimit në Shtetet e BashkuaraAmerikës.

Përderisa Assange edhe në të kaluarën ka deklaruar që qëndrimi i tij në këtë Ambasadë është në rrezik, burimet e ndryshme thonë që situata e tij tani është “shumë e keqe” dhe që ai mund ta lëshojë këtë Ambasadë shumë shpejt.

Arsyet e largimit të tij mund të jenë për shkak se edhe mund të largohet me forcë nga Ambasada, ose sepse ai mund të vendosë të largohet vetë për shkak të ndjenjës së refuzimit, që ai mund ta ketë. “Qëndrimi i tij në këtë Ambasadë është në rrezik”, ka thënë një burim i njohur me këtë çështje.

Dalja e Assangit nga kjo Ambasadë mund të hapë një fazë të re të hetimeve, të cilat mund t’i fillojnë hetuesit e Shteteve të BashkuaraAmerikës, ngaqë janë shumë të interesuar të marrin vesh se çka ai di.

“Shqetësimi që nga dita e parë është nëse Julian Assange del nga Ambasada në të cilën gjendet, dhe se a do të ekstradohet ai për në Shtetet e BashkuaraAmerikës”, ka thënë avokatja e Assange, Melinda Taylor.

Presidenti i ri i Ekuadorit, Lenin Moreno, është nën presionin e madh nga SHBA-ja që ta përjashtojë Assange-n nga Ambasada, kanë thënë burimet e afërta me këtë rast. Presidenti i Ekuadorit e ka përshkruar rastin e Assange si një “problem të trashëguar”.
Burimet, po ashtu, kanë thënë që Spanja ka ushtruar presion në Ekuador pasi Assange ka bërë një postim në llogarinë e tij në Twitter në mbështetje të pavarësisë së Katalonjës.

Për 8 vitet e fundit, Mbretëria e Bashkuar ka refuzuar të konfirmojë ose kundërshtojë nëse ata kanë pranuar një kërkesë për ekstradim të Assange nga Shtetet e BashkuaraAmerikës. Në të njëjtën kohë ata kanë kundërshtuar ta sigurojnë atë se nuk do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, nëse një kërkesë e tillë është pranuar ose do të pranohet.


Shtuar më 25/05/2018, ora 19:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori