Assadi flet pas sulmeve në Siri, godet rëndë Trumpin
Presidenti i Sirisë, Bashar Al-Assad, e ka dënuar ashpër sulmin në bazën ajrore në Siri mëngjesin e sotëm, kundër regjimit të tij.

Assadi ka thënë se sulmet ajrore të Presidentit Trump janë "qesharake", shkruan "The Guardian".

"Ajo që bëri Amerika nuk është tjetër vetëm një sjellje e paarsyeshme dhe e papërgjegjshme, të cilat e zbulojnë vizionin e saj të shkurtër dhe verbërinë politike, ushtarake me realitetin", ka thënë Assad.

Kujtojmë se sulmi i SHBA-ve ndaj bazës ushtarake siriane erdhi vetëm pak ditë pasi ushtria e Sirisë sulmoi me armë kimike popullsinë civile duke lënë mbi 72 persona të vdekur mes tyre edhe 20 fëmijë, ndërsa 160 persona të tjerë raportohet se janë duke u kuruar. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2017, ora 14:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori