Assad në CBS: S'ka asnjë provë për sulm me armë kimike
Presidenti sirian Bashar al-Assad, mohon edhe njëherë përgjegjësinë e tij mbi sulmet kimike të 21 gushtit. Në një intervistë të tij në televizionin CBS, shprehet se nuk ekzistojnë provat që ai të ketë përdorur armë kimike, kundër popullit të tij.

Gjatë kësaj interviste, e cila ishte edhe intervista e parë në dy vjet, që presidenti sirian jep për një televizion amerikan, ai u shpreh se do të marrë masa për një hakmarrje të mundshme, në rast sulmi nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë nga ana tjetër, kreu i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Denis McDonough, deklaron se ka ardhur koha që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të japin një mesazh të qartë, pasi Assad po sheh shumë nga afër çfarë po ndodh në Washington. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2013, ora 13:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori