Askush nuk e ndihmoi, djaloshi dërgon zbathur nënën në varreza (VIDEO)
Një adjalosh në Indi është kryelajm në mediat botërore pasi pamjet e tij duke çuar zbathur për pesë kilometra nënën e tij në varr kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale.

17-vjeçari,Saroj eci i zbathur për 5 kilometra dhe kur mbërriti tek vendi i fundit ku do të pushonte nëna e tij e ndjerë, u detyrua t’i hapë vetë varrin.

Saroj, nga Karlabahali, Odisha në Indi, është tashmë jetim pasi edhe i ati i ishte ndarë nga jeta kur ishte 7 vjeç.

Nëna e djalit humbi jetën ndërsa shkonte për të mbushur ujë ndërsa fqinjët nuk e ndihmuan pasi ai vinte nga një kastë më e ulët.

Sistemi i kastave i ndan hindutë në katër grupe hierarkike mes të cilëve ka diferenca të mëdha.
Shtuar më 19/01/2019, ora 11:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori