EMRI/ Rrëzohet nga biçikleta, humb jetën një person në Elbasan

Një person në Elbasan ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga biçikleta. Burime bëjnë me dije se viktima, ndërsa po drejtonte biçikletën ka përfunduar në kanal, pasi nuk i kanë funksionuar frenat.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hajdaran, ndërsa mësohet se viktima është Xhevahir Qefa, 56 vjeç, nga Shushica.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit./albeu.com


Shtuar 5.03.2022 08:59