Ashton vlerëson ndryshimet në Birmani
Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton po viziton Birmaninë, për të treguar mbështetjen e Unionit ndaj reformave të fundit politike. Ajo është takuar me lideren pro-demokratike Aung San Suu Kyi dhe do të zhvillojë gjithashtu bisedime me ministra të qeverisë civile të mbështetur nga ushtria.

“Ky është një proçes ndryshimi. Shpresoj se do të shohim të gjithë elementët të vihen në vendin e duhur, në mënyrë që ky të jetë një proçes i pakthyeshëm e që vetëm do të vazhdojë” deklaroi zonja Ashton gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Aung San Suu Kyi. /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2012, ora 11:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori