Ashton: Sanksionet e BE-së janë ende në fuqi
Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton ka thënë në përfundim të këshillit të ministrave të jashtëm se vazhdojnë të jenë ende në fuqi sanksionet e Bashkimit Evropian për regjimin sirian. Megjithatë secili prej vendeve mund të vendosë në mënyrë autonome mbi furnizimin me armë të vendit.

Britania e Madhe e konsideron të pëfunduar embargon e armëve për rebelët sirianë, por për momentin nuk ka në program dërgimin e furnizimeve. Kështu deklaroi kreu i Foreing Office, Uilliam Hag. /albeu.com/
Shtuar më 28/05/2013, ora 11:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori