Ashton në Bosnjë dhe Kroaci
Ndalesa e rradhës së Shefes për Politikë të Jashtme Catherine Ashton do të jenë Bosnja dhe Hercegovina. Baronesha Ashton do të takohet me anëtarët e presidencës trepalëshe të këtij vendi dhe zyrtarë të tjerë.

Ashton do të vizitojë edhe Srebrenicën, ku do të kryejë nderimet në memorialin që u kushtohet viktimave të masakrës së vitit 1995.

Baronesha do të vijojë vizitën në Kroaci, ku është parashikuar të takojë në mbrëmje presidentin, Ivo Josipoviç. Vizitat në Bosnje e Kroaci pasojnë udhëtimet e kryediplomates së BE të zhvilluara në Mal të Zi, Shqipëri e Maqedoni. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2013, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori