Ashpërsohet konflikti, rusët dërgojnë më shumë "spetsnazë" në Siri (FOTO LAJM)

Pëlqej
Futja e Turqisë në Siri ka ndryshuar balancat e në rajon duke bërë që shtetet e përfshira atje të ndërmarrin hapa të tjera për forcat e tyre ushtarake që luftojnë aty.

Dy ditë më parë, në portin e Tartusit të Sirisë ka mbërritur dërgesa e radhës e ushtarëve dhe pajisjeve për vitin 2018, ku vlen të theksohet fakti se Rusia po rrit prezencën e forcave speciale të saj, "Spetsnaz", përcjell Albeu.com.

Ata janë parë në kuvertën e anijes ushtarake ruse duke kaluar përmes Bosforit.

Rusia ka të angazhuar një numër relatvisht të madh forcash specialeSiri, të cilët në situata të caktuara kanë luftuar kundër ISIS dhe grupeve të tjera kundërshtare të Presidentit Asad.

Në zonë operojnë gjithashtu edhe milici private, një grup prej të cilëve u vranë nga një bombardim ajror i aleatëve dhjetë ditë më parë. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2018, ora 15:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori