“Nuk ka justifikim që jeni në vend të huaj”, Aida Shtino kritika emigrantëve: Duhet ti mësoni gjuhën shqipe fëmijëve

Të gjithëve na ka rënë rasti që të përballemi me persona të njohur ose jo të cilët jetojnë prej vitesh jashtë vendit dhe me fëmijët e tyre flasin gjuhën e huaj dhe jo shqipen.

Shumë gjyshër shqiptarë janë duke hasur vështirësi që të flasin me nipërit dhe mbesat e tyre, pasi ata nuk dinë të flasin shqip, ose kuptojnë shumë pak.

Ka raste kur prindërit e këtyre fëmijëve e kërkojnë këtë gjë dhe mburren se fëmija i tij flet vetëm gjuhë të huaj.

Për këtë situatë ka reaguar edhe Aida Shtino nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook” e cila kritikon emigrantët shqiptarë  të cilët duhet ti mësojnë gjuhën shqipe fëmijëve të tyre dhe për këtë nuk ka asnjë justifikim.

Postimi i plotë:

“Γλούχα τσε νεκ σκρουχετέ χαροέτ ε σ’θουχετέ = Gluha çë nëk shkruhetë harroet e s’thuetë”

Per te gjithe ata emigrantet shqiptare qe jane neper bote , duhet ti mesoni gjuhen shqipe femijeve tuaj, pasi nuk ka asnje justifikim fakti qe jeni ne vend te huaj…

Gjuha jone eshte hynore dhe ajo vetem ajo na mban gjalle me te shkuaren tone te ndrtishme ! /albeu.com


Shtuar 25.03.2022 10:05