Arusha bën boks me këlyshin e saj
Një arushë e papërmbajtshme ka qëlluar me grusht në fytyrë këlyshin e saj, teksa shtiret sikur ndërmerr një dyluftim me të.

Video e filmuar nga një vizitor shfaq mamanë dhe këlyshin teksa qëndrojnë në këmbë brenda kafazit të tyre përpara syve të vizitorëve.

Por arusha e quajtur Make në Kopshtet Zoologjike dhe Botanikeqytetit Kumamoto, që ndodhet në ishullin japonez të Kyushut në jug-perëndim të vendit, nuk lejoi që këlyshi i saj Mane të rrëmbente skenën dhe vëmendjen.
Shtuar më 31/03/2018, ora 13:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori