Arsyeja e divorcit mbetet mister, si Sulltani hoqi dorë nga froni për "mbretëreshën e bukurisë" (FOTO LAJM)

Ka kaluar të paktën një vit, që Sulltani i Kelantanit, Muhamed V mori vendimin e madh dhe kundër rregullave për t’u martuar me Oksana Voevodina, 27 vjeç, e konsideruar si një “mbretëreshë bukurie” në Moskë.

U duk sikur sulltani hoqi dorë edhe nga froni mbretëor në Malajzi për bukuroshen, por gjërat tanimë kanë marrë fund.

Gjërat edhe pse po ecnin për mrekulli, u krisën Sulltani i Kelantanit e braktisi bashkëshorten e cila ishte shtatzanë, pa i dhënë asnjë shpjegim.

Disa thanë se ai kishte dyshime për atësinë e fëmijës, ndërsa të tjerë, se kishte zbuluar jetën e shthurur të gruas së tij, kur ishte më e re.

Vetë Oksana Voevodina ka vendosur të reagojë duke treguar për Daily Mail se akoma nuk e di arsyen pse janë ndarë.

Madje ajo I ka kërkuar sulltanit që të bëjë një test AND-je nëse dyshon për fëmijën, por mesa duket nuk do të marrë një përgjigje.

Martesa e tyre u shoqërua me polemika, kur media ruse zbuloi se pesë vjet para se të takohej me Faris, Oksana kishte marrë pjesë në një shfaqje të “papërshtatshme” në TV. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2019, ora 12:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori