Çudit këngëtarja shqiptare: Edi Rama do ishte i ftuari ideal për një darkë në shtëpinë time (FOTO LAJM)

Këngëtarja shqiptare Ana Kabashi ka folur në një intervistë për jetën e saj profesionale dhe karrierën.

Kabashi ka rrëfyer me detaje copëza nga përditshmëria e saj por edhe planet për të ardhmen.

Kabashi ka treguar se në kohën e lirë i pëlqen të lexojë, e të gatuajë dhe pse në këtë të fundit siç tha dhe vetë, nuk është “shumë e mirë”.

Ajo është pyetur se cilët do të ishin të ftuarit e një darke ideale në shtëpinë e saj.

Nga personazhet shqiptarë, ajo zgjodhi Edi Ramën për të kaluar një mbrëmje./albeu.com/