Arrin në 52 numri i viktimave nga mbytja e tragetit në Kore
Vijon nxjerrja e trupave të pajetë nga trageti i mbytur koreano-jugor. Të gjithë trupat e nxjerrë këtë të dielë nga trageti i mbytur u dërguan në barrelat e ndodhura në portin e Jindo-s, të mbuluar me pëlhura, e pas një inspektimi ato u transportuan të shoqëruar nga policë, të cilët ishin mbytur në lotë, ashtu si dhe familjarët e tyre.

Disa prej të afërmve refuzuan të pranonin atë që po shihnin me sy. “Zgjohu! Zgjohu, të lutem!”, thirri një prej familjarëve në port. Një skenë kjo që mund të përsëritet sërish, pasi 250 trupa janë ende të pagjetur pas mbytjes së tragetit, ditën e mërkurë, ndërkohë që deri tani janë konfirmuar 52 viktima dhe 174 të tjerë janë shpëtuar vetëm pak kohë pas përmbysjes së tij.
Shtuar më 20/04/2014, ora 12:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori