Arrin në 272 numri i të vdekurve nga tërmeti në Ekuador
Qeveria e Ekuadorit ka lajmëruar se numri i njerëzve të vdekurve nga tërmeti prej 7.8 shkallësh, që goditi të shtunën këtë shtet të Amerikës së Jugut, ka arritur në të paktën 272 njerëz, ndërsa mijëra të tjerë raportohet se janë lënduar.

Sipas autoriteteve mendohet se kjo shifër mund të rritet, pasi shumë viktima mendohet se janë zënë nën rrënojat e ndërtesave të rrëzuara.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 28 kilometra në jug të qytetit bregdetar të Muisnes dhe ai u ndie deri në kryeqytetin Quito, rreth 150 kilometra larg nga ajo zonë.
Presidenti Correa shpalli emergjencë shtetërore, si dhe ndërpreu udhëtimin e planifikuar për në Vatikan.

Sipas qeverisë ky tërmet ishte më i keqi që nga viti 1979, kur 600 njerëz patën mbetur të vrarë e mbi 20 mijë të tjerë të lënduar, raporton Rel./Albeu.com/
Shtuar më 18/04/2016, ora 08:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori