Arrihet marrëveshja për negociata, së shpejti Merkel krijon qeverinë
Pëlqej
CDU e Angela Merkel dhe Socialdemokratët kanë arritur marrëveshje për të filluar negociatat që do krijojnë qeverinë gjermane.

Kreu i CDU dhe Martin Schulz mbajtën një takim ku u ra dakord për një sërë çështjesh si ajo e taksave, migracionit dhe shëndetësisë, pas takimit u nënshkrua një dokument 28 faqe ku përshkruhen pozicionet dhe kompromiset e tyre.

Një arritje tjetër ishte dhe marrëveshja për nisjen e negociatave për krijimin e koalicionit i cili do përfundoj me krijimin e qeverisë gjermane.

Schulz i përshkroi bisedimet si “të gjata, të ashpra, emocionuese dhe të turbullta”, duke shtuar: “Mendoj se kemi arritur një rezultat të shkëlqyeshëm”.

“Bota nuk po na pret, ne kemi nevojë për një fillim të ri në Evropë,” shpjegoi Merkel.

Negociatat vijnë pas disa muajsh nga zgjedhjet e shtatorit ku CDU e Merkel fitoj shumicën e votave por nuk ishin të mjaftueshme për të krijuar qeverinë.

Social-demokratët fillimisht u zotuan të mos formonin një qeveri me konservatorët e Merkel, por rishqyrtimi i qëndrimit ka sjellë uljen në tryezë për bisedime që do të sjellin shumë shpejtë krijimin e qeverisë të drejtuar nga Angela Merkel. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2018, ora 19:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori