Udhëheqësit e BE-së kanë miratuar kërkesën e Mbretërisë së
Bashkuar për t’u larguar nga Bashkimi Europian. Lajmi është konfirmuar nga Donald Tusk.
Pak para takimit, në Twitterin e saj
Theresa May ka publikuar një letër drejtuar qytetarëve të Mbretërisë së
Bashkuar ku edhe i premtonte një kapitull të ri në historinë e vendit të tyre.
"Kjo është një marrëveshje për një të ardhme më të ndritshme. Do të jemi në gjendje të nënshkruajmë marrëveshje të reja tregtare dhe të hapim tregje të reja në ekonomitë që po rriten me ritëm të shpejtë në mbarë botën." tha ajo.
Theresa May, kryeministrja e Mbretësisë së
Bashkuar
Ndërsa presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude
Juncker u shpreh se kjo ishte një ditë e trishtuar për Europën.
"Nuk është moment për t’u gëzuar. Është tragjedi. Por gjithsesi kjo marrëveshjeje sepse është më e mira për Britaninë." tha Jean-Claude
Juncker.
Shtuar më 25/11/2018,
ora 11:16