Fitorja në Rrogozhinë, puthje e përqafime mes socialistëve, Edison Memollën e ngrenë në krahë (VIDEO)

Ka shpërthyer festa mes socialistëve në Rrogozhinë, pas fitores së kandidatit Edison Memolla. Memolla u rikonfirmua kryebashkiak pas përsëritjes së zgjedhjeve, të cilat u mbajtën më 23 korrik.

Puthje, përqafime dhe lot ka pasur mes socialistëve për fitoren, ndërsa Memolla është marrë dhe në krahë.

Ndonëse në zgjedhjet e 14 majit, kandidati i PS-së fitoi me një diferencë të diskutueshme votash, që solli dhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor për përsëritjen e tyre, në zgjedhjet e mbajtura dje, Memolla ka marrë 6658 vota, ndërsa Shkëlqim Hoxha i “BF” mori 4906, mbi 1700 vota diferencë.

Vijon…


Shtuar 24.07.2023 10:15