Arrestohet shqiptari në Rodos, vodhi sende me vlerë të shekullit të III
Policia greke në Rodos ka arrestuar një 37-vjeçar shqiptar, pasi kishte vjedhur 67 gurë të çmuar dhe 15 monedha të vjetra, të cilat datojnë në shekullin e III pas Krishtit.

Ende nuk është bërë e ditur se ku i ka vjedhur sendet e vlerë, por gjatë kontrollit shqiptarit iu gjetën edhe 1.3 gram kanabis të përpunuar.

Sipas mediave greke, shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet publik, nuk ka pranuar se i ka vjedhur, duke pretenduar se sendet i kishte vetë.

Arrestimi i tij u bë në 20 maj, ndërsa iu dorëzua autoriteteve të drejtësisë për veprime të mëtejshme.


Shtuar më 22/05/2019, ora 08:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori