Arrestohet serbi i dyte per krimet ne Qyshk te Pejes
Albeu.com
Policia e Suedisë e ka arrestuar edhe një serb të dyshuar për krime lufte në fshatin Qyshk afër Pejës, në vitin 1999, njoftuan mediat suedeze duke u thirrur në burimet e prokurorisë.
36 vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, është arrestuar në Erebre në pjesën qendrore të Suedisë. Në 12 mars, policia e Serbisë arrestoi nëntë persona të dyshuar për krime të luftës në fshatin Qyshk. Ata dyshohen se në 14 maj, 1999, në këtë fshat të Kosovës kanë vrarë 41 njerëz, duke kryer kështu krime lufte kundër popullatës civile.
Shtuar më 08/06/2010, ora 11:22
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori